Lojërat

Medal of Honor: Rising Sun

Nov 19 2012
0 Shpërndarje
Medal of Honor: Rising Sun

Medal of Honor: Rising Sun është instalimi i pestë i serive të lojës së Medal of Honor e publikuar nga Electronic Arts në nëntor 2003 për Play Station 2 dhe Xbox.

Loja është e tipit luftë me pamjen në vetën e parë, dhe ashtu si seritë e kaluara ngjarjet vendosen gjatë L2B. Por ndryshe nga numrat e kaluar, Rising Sun vendoset gjatë luftës në Paqësor. Loja karakterizohet nga modulet me një lojtar dhe shumë lojtar.

Në modulin e parë, lojtari mer rolin e Tetar Gjeneralit (Cpl.Sgt) Joseph Griffin i trupës së Marinës të SHBA-së.

Loja starton më 7 dhjetor 1941, ku lojtari zgjohet në USS Californi, gjatë sulmit japonez. Gjatë arratisjes së tij loja më tej zhvendoset, pas shpërthimit të anijes, ai shpëtohet nga varkë e vogël me disa miq të tij.

Në versionin multiplayer, loja ka 2 module, Deathmatch një lojë modul (free for all) ku secili godet kush t’i dalë përpara dhe Deathmatch në të cilën lojtari zgjedh skuadrën. Loja ka marrë vlerësime mesatare ku GameRankings i dha një vlerësim prej 69% dhe Metacritic 68%.

GameSpot i dha notën 6.4, për shkak të një dizajni jo shumë të mirë dhe disa elementëve të panevojshme në lojë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>