Lojërat

Medal of Honor po rekruton për beta testim

Sep 26 2010
0 Shpërndarje
Medal of Honor po rekruton për beta testim

Muajin e ardhshëm, Electronic Arts do të ofroj tek PC gejmerët për beta testim lojën e saj të ardhshme, Medal of Honor, por ky testim do të përfundoj pas 3 ditësh.

Duke filluar që nga 4 tetori, e drejt në mesnatë më 7 tetor, Medal of Honor do t’i lejojë lojtarët anembanë botës që të testojnë dy opsionet e reja për multiplayer në dy harta të ndryshme që do të jenë risi të reja në këtë lojë. Dy risitë e reja në multiplayer do të jenë Kontrolli i Sektorit (duke kapur dhe mbajtur pikën strategjike) dhe Luftimin me Misione (një ekip është i ngarkuar për të kryer pesë objektiva të veçanta, dhe ekipi tjetër do të mirret me pengimin dhe ndalimin e tyre).

Ky testim beta do t’ju ofrojë PC lojtarëve gjithashtu një mundësi për të parë më afër shkakun e polemikës së kohëve të fundit: mundësinë për të luajtur si forca kryengritëse në Afganistan në luftën kundër trupave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. EA poashtu lavdëroj lojën duke theksuar mundësinë që lojtarët do të jenë të lejuar të luajnë si nazistë apo terroristë në opcionin e ri të multiplayer.

Duke u fokusuar në periudhën nga Lufta e Dytë Botërore e deri te ngjarja 9/11, loja e re e Medal of Honor do të qaset në konkurencë me Modern Warfare e cila do të dalë në treg më 12 tetor. Loja theksohet në një anëtar të grupit më të zgjedhur brenda Komandës së Operacioneve Speciale në SHBA, Niveli-1 Operatorët.

Udhëzimet mbi shkakrimin e beta versionit do të jenë në dispozicion në faqen zyrtare të lojës.

Lajmet e fundit>