Lojërat

Medal of Honor: Heroes

Nov 11 2012
0 Shpërndarje
Medal of Honor: Heroes

Medal of Honor: Heroes është një lojë me pamje në vetën e parë, FPS, e vendosur në L2B, e zhvilluar nga EA Canada për PlayStation Portable (PSP).

Është instalimi i 9-të në seritë e famshme të Medal of Honor. Loja u shfaq për herë të parë më 23 tetor 206 në Amerikën e Veriut. Lojtari merr rolin e disa heronjve nga seritë e Medal of Honor.

Në lojë ka disa ngjarje të ndryshme, secila me heronjtë e saj përkatëse të cilët janë të vendosur në skuadrat e tyre për të përmbushur objektivat.

Heronjtë janë: Togeri Jimmy Patterson i cili ishte heroi në Medal of Honor: Frontline, Rreshteri John Baker nga Medal of Honor: Allied Assault – Breakthrough dhe Togeri William Holt nga Medal of Honor: European Assault.

Ngjarjet marrin pjesë në Itali, Holandë dhe në Belgjikë. Objektivat e lojës përfshijnë sabotimin, infiltrimin, kapjen, pengmarrjen dhe përfundimin e objektivave të caktuara.

Shumë prej misioneve të secilës histori të veçantë përfshijnë shkatërrime, vrasjen e disa armiqve të caktuar, vjedhjen e inteligjencës armike dhe kthimin në pikat e daljes për arratisje.

Loja mori disa vlerësime ku njëra ishte si loja më e mirë për PSP, nga IGN, në vitin 2006. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>