Lojërat

Medal of Honor: Heroes 2

Nov 3 2012
0 Shpërndarje
Medal of Honor: Heroes 2

Medal of Honor: Heroes 2 është një lojë me pamje në vetën e parë për Nintendo Wii dhe për PlayStation Portable.

Ajo është instalimi i 12-të në seritë tashmë të gjata dhe të suksesshme të Medal of Honor në ngjarjet e L2B. Secili version është ndërtuar nga fillimi për çdo sistem.

Versioni për Wii u njoftua në Konferencën për Shtyp të Nintendo E3 2007 më 11 korrik 2007.

Medal of Honor: Heroes 2 është e vendosur në Luftën e II-të Botërore, duke filluar në Normandi, në përpjekjet për të kontrolluar bunkeret Gjermane dhe më vonë të lëvizë në sigurimin e fshatit diku në Francë.

Lojtari merr rolin e një operativi Togeri të Zyrës së Shërbimeve Strategjike, John Berg. Loja në total ka 7 misione të bazuar në Betejën e Çerborg (Battle of Cherbourg).

Gjithashtu një tipar tjetër është sistemi me shumë lojtarë, i cili ka gjithsej 32 lojtarë në server, me 6 harta dhe 6 uniforma, 3 për Axis dhe 3 për Aleatët.

Loja ka marë vlerësime të ndryshme ku nga GameInformer mori një notë prej 6.75, ndërsa GameRankings dhe Metacritic i dhanë nga 77.1% (Wii) 71.7% (PSP), dhe75% (Wii) dhe 70% (PSP) përkatësisht. IGN e vlerësoi me 8.4, ndryshe nga GameSpot me një vlerësim më të ulët pë Wii me 8 dhe PSP me 7/10. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>