Lojërat

Medal of Honor: Frontline

Nov 10 2012
0 Shpërndarje
Medal of Honor: Frontline

Medal of Honor: Frontline është instalimi i katërt në seritë e Medal of Honor, dhe është e publikuar nga Electronic Arts. Loja u zhvillua nga EA Los Angeles më 28 maj 2002 për PlayStation 2 dhe 10 nëntor për Xbox.

Një version për Play Station 3 u ri-krijua më 12 tetor 2010. Lojtari në lojë vishet në rrobat e Lt. Jimmy Patterson, nga OSS Amerikane. Frontline përfshin luftën e tij përmes Europës për të shkuar në Gjermaninë Naziste gjatë L2B. Loja gjithashtu u shfaq dhe për GameCube më 10 nëntor 2002.

Frontline është një lojë aksion-luftë me pamje në vetën e parë,ku lojtari lufton përmes niveleve të vendosura gjatë ngjarjeve të L2B. Secili nivel është i strukturuar përmes disa linjave lineare të cilat luftohen në zona të ndryshme, me aksion dhe stil të ndryshëm.

Lojtari merr misione të tilla si: infiltrim, spiunim, shpëtim dhe luftë të thejshtë për të ecur në historinë dhe ngjarjet e lojës.

Medal of Honor: Frontline ka marë përgjithësisht vlerësime pozitive ku nga IGN mori notën 8 ga 10 e cila e vlerësoi për grafikën e mirë, mënyrën e lojës dhe një muzikë fantastike.

GameSpot i dha notën 9/10, e cila vlerësoi dizajnin e niveleve, grafikën dhe mënyrën e lojës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>