Lojërat

Medal of Honor 2010

Nov 5 2012
0 Shpërndarje
Medal of Honor 2010

Medal of Honor 2010, ndryshe e njohur si Medal of Honor: Operation Anaconda, ëshë një lojë me pamje në vetën e parë dhe është instalimi i 13-të në seritë e Medal of Honor.

Loja është zhvilluar nga Danger Close, një skuadër brenda studios EA Los Angeles, dhe DICE. Ajo u shfaq në treg për Microsoft Windows, PlayStation 3 dhe Xbox 360 më 12 tetor 2010.

Ndërsa seritë e kaluara marin pjesë gjatë L2B, kjo seri merr pjesë në Luftën në Afganistan.

Loja fokusohet në operacionet që ndodhin në Afganistan. Misionet tipike në lojë përfshijnë, gjetjen e bazave armike, shpëtimin e pengjeve, shkatërrimin e këtyre bazave dhe të përhershmet: vrasjen e armiqve që shfaqen rrugës.

Në gjysmën e lojës, lojtari mer rolin e një operatori DEVGRU United States Naval Special Warfare Development Group­), i cili kryen të gjitha misionet e sipërpërmendura.

Loja ka marrë përgjithësisht vlerësime pozitive duke u vlerësuar për modulin me shumë lojtarë, audion dhe zërin, por kritikohet për dizajnin e niveleve, disa gabime teknike të vogla dhe ngjashmërinë me lojëra të tilla FPS si seritë e Battlefield.

GameRankings dhe Metacritic e vlerësuan me 75% secila. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>