Lajme lojërash

Më tepër se 9 milionë kopje të shitura të Watch Dog deri tani

Oct 31 2014
0 Shpërndarje
Më tepër se 9 milionë kopje të shitura të Watch Dog deri tani

Loja Watch Dogs nga Ubisoft tani ka shitur më tepër se 9 milionë kopje (8 milionë shitje u realizuan arritur gjatë korrikut) që nga lëshimi gjatë majit për Xbox 360, Xbox One, PlayStation 3, PlayStation 4 dhe PC. Versioni për Wii U i Watch Dogs është planifikuar të lëshohet më 18 nëntor. Dy të tretat e të gjitha shitjeve të Watch Dogs vijnë nga versionet për Xbox One, PlayStation 4 dhe PC, tha Ubisoft.

Publikuesi francez e lajmëroi këtë shifër gjatë të enjtes si pjesë e raportit të vet të për periudhën gjashtë mujore që përfundoi më 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe, Ubisoft tregoi që kishte arritur të kryente shitje në vlerë 484.2 milionë euro , që është një krahasim prej 65.1 për qind në krahasim me fitimet që kompania ka arritur gjatë të njëjtës periudhë vitin e kaluar.

“Shtytja shumë e fuqishme që pamë në fillim të vitit fiskal u bart gjatë tremujorit të dytë dhe na mundësoi që sërish të tejkalojmë pritjet rreth performancës sonë,” tha në një deklaratë CEO i Ubisft, Yves Guillemot. “Ubisoft vazhdoi të fitojë në sajë të popullaritetit të konsollave të reja, lëshimin e suksesshëm të Watch Dogs, cilësinë e katalogut të vet të pasmë dhe rritjen e konsiderueshme të segmentit dixhital. Si pasojë e kësaj, të hyrat tona operative dhe rrjedha e parave u përmirësua dukshëm gjatë periudhës.”

Ubisoft konfirmoi po ashtu që Far Cry 3 ka shitur 10 milionë njësi që nga viti 2012, që është një ngritje nga 6 milionë njësi të shitura gjatë vitit të parë. Publikuesi tha që pret që Far Cry 4 të shitet më tepër se 6 milionë herë në vitin e parë. Sa i përket lojës me gara, The Crew, Ubisoft tha që pret të shes 2 milionë njësi. (GameWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>