Lajme lojërash

Më tepër se 20 milionë njerëz online shikojnë turneun me çmimin më të madh për video lojëra

Aug 1 2014
0 Shpërndarje
Më tepër se 20 milionë njerëz online shikojnë turneun me çmimin më të madh për video lojëra

The International 2014 pati çmimin më të lartë në sporte elektronike, por tani mund të dallohet edhe me audiencën mbase më të madhe deri tani. Turneu Dota 2, që është ngjarja e katërt e tillë vjetore e organizuar nga zhvilluesi i lojës, Valve, është shikuar drejtpërdrejt online nga më tepër se 20 milionë njerëz.

Më së tepërmi, numri i njerëzve që e shikonin atë në të njëjtën kohë ishte mbi 2 milionë, shifër kjo për të cilën Valve thotë që është dyfishuar në krahasim me numrin e arritur vitin e kaluar.

Numri i shikuesve nuk është më i madhi në historinë e sporteve elektronike – vitin e kaluar më tepër se 32 milionë njerëz shikuan ndeshjet finale të Serive të Kampionatit League of Legends 2013 të Riot Games – por çmimi prej 10 milionë dollarë nga Valve tejkalon shpërblimin që është ofruar në garën për League of Legends.

Turneu po ashtu arriti një gjë të rëndësishme për ligjshmërinë mbarë botërorë të sporteve elektronike – raundet e veta finale ishin transmetuar në rrjetin televiziv të SHBA-së për sport, ESPN, e po ashtu edhe në transmetuesin shtetëror të Kinës, CCTV si dhe rrjetin mediatik evropian MTG Europe. Valve thotë që numri total i shikuesve nuk përfshin ata që e shikuan turneun në TV, duke numëruar kështu vetëm numrin e shikuesve online, duke mos përfshirë shërbimet transmetuese si Twitch, ose duke përdorur opsionin e spektatorit brenda lojës të Dota 2. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>