Lajmet

Më tepër dëshmi tregojnë që PS4 është duke e fituar betejën e konsollave

Dec 24 2013
0 Shpërndarje
Më tepër dëshmi tregojnë që PS4 është duke e fituar betejën e konsollave

Ende jemi në fazën e hershme të lojës dhe Xbox One ka ende shumë mundësi që do të mund ta ndihmonin atë që ta “përzë” PlayStation 4 gjatë rrugëtimit të gjatë.

Sidoqoftë, në këto faza të hershme, ne kemi parë disa dëshmi që tregojnë se PlayStation 4 është duke pasur një kryesim të vogël, por të qëndrueshëm në betejën e tij kundër Microsoft dhe Xbox One. Dhe tani kemi dy informacione shtesë që duket se tregojnë se PS4 është duke mirëmbajtur më mirë kryesimin e vet në betejat me konsolla në vitin 2014.

Së pari, Benzinga raporton që një sondazh me lexues i kryer më herët këtë muaj tregn që më tepër do të donin ta merrnin një PlayStation 4 për Krishtlindje këtë vit (41.2 për qind) se sa një Xbox One (37.3 për qind). Derisa dihet që ky është vetëm një sondazh, rezultatet e tij kombinohen mjaft mirë me të dhënat e tjera që kemi parë ku raporti i fundit i Google tregonte që PS4 ka marrë më tepër kërkime këtë vit në makinën e kërkimit Google se sa Xbox One dhe po ashtu numri i shitjeve që tregon se shitjet e PS4 janë duke tejkaluar ato të Xbox One.

Gjëja e dytë për këtë vjen nga Ars Technica, që tregon se PS4 tani është duke e tejkaluar Xbox One me shitje në eBay me raportin dy-me-një. Kjo nuk është një fitore e qartë për Sony, sepse shitjet e mëdha në eBay thjesht do të mund të pasqyronin një furnizim më të mirë me PS4 duke e bërë këtë konsollë më të vështirë për t’u gjetur se sa Xbox One deri tani. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>