Lajmet

Mbyllet me sukses Albanian ICT Awards 2012 (Video)

Apr 27 2013
0 Shpërndarje
Mbyllet me sukses Albanian ICT Awards 2012 (Video)

Albanian ICT Awards 2012 është mbyllur me sukses mbrëmjen e së premtes, më 26 prill 2013, duke kurorëzuar fituesit në Mbrëmjen Gala të ndarjes së çmimeve. Çmimet për fituesit e pesë kategorive, të shoqëruara njëkohësisht edhe me vlerësime të tjera për të nominuarit më të mirë të garës u ndanë në një ambient të përbërë nga profesionistë të shquar të fushës, ku nuk munguan edhe personalitete të rëndësishme si Ministri i Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, Ministri i Financave të Kosovës, Ramadan Avdiu,  Ambasadori Amerikan në Shqipëri Alexander Arvizu dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi.

Albanian ICT Awards është eventi i parë i këtij lloji në Shqipëri, që simbolizon mirënjohjen, falënderimin dhe shpërblimin për punën e madhe dhe kreative përmes së cilës individët apo grupet e punës kanë arritur të ndikojnë në zhvillimin e ideve inovatore.

Kushtrim Shala, menaxheri i eventit, falenderoi të gjithë sponsorët dhe partnerët që kanë mbështetur këtë garë ICT Awards 2012 – Genc Pollo përgjatë gjithë muajve të organizimit të saj. Sipas tij, aktivitete të tilla që kanë në qendër të vëmendjes individin dhe forcën kreative të tij, kanë qëllim të nxisin konkurencën, t’i japin shtysë zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të biznesit si dhe të ndikojnë pozitivisht në rekrutimin dhe lindjen e profesionistëve me vlera dhe potenciale reale në treg. Ai shtoi se kompania ICTSmedia, lidere në botimet mediatike të fushës së ICT-së përmes revistave të mirënjohura në tregun shqiptar si Computerworld Albania, PCWorld Albanian, CIO Albania, GameWorld.al, synon ta kthejë këtë event në në një institucion të ri vlerësimi dhe promovimi të individëve të suksesshëm si dhe njëkohësisht në një traditë të përvitshme mbarëkombëtare në sektorin ICT-së.

IMG_3775Ministri Genc Pollo vlerësoi eventin për rëndësinë dhe vlerësimin që i jep individit dhe forcës së tij krijuese. Ismet Hamiti, në emër të jurisë, u shpreh se edicioni i parë i këtij eventi ishte i shoqëruar me një numër të madh aplikimesh inovative të cilat vlerësohen me një impakt të rëndësishëm pozitiv në shoqërinë, biznesin dhe akademinë mbarëshqiptare.

IMG_3823Vjollca Dako, drejtoreshë e Fondacionit “Dritan Hoxha”, një ndër mbështetësit kryesorë të Albanian ICT Awards që në fazat fillestare të tij, e lidhi këtë partneritet me konceptin dhe filozofinë e gjithë Top  Medias, si një institucion që synon të çojë përpara teknologjinë shqiptare përmes individëve dhe punës së tyre pasionante në këtë fushë. Edlira Kasaj, drejtoreshë e Qendrës PROTIK në Tiranë, u shpreh se Albanian ICT Awards ishte një provë e dukshme se në trevat mbarëshqiptare ka talente të pamohueshëm në fushën e ICT-së, duke vënë theksin në të rinjtë nën 18 vjeç të cilët ajo i ndjek prej muajsh në Qendrën që drejton. Enkelejd Zotaj, CIO në Raiffeisen Bank Albania, vlerësoi gjithashtu eventin për nxitjen dhe motivimin që u jep të gjithë talenteve në këtë fushë. Dino Walsh, menaxher i përgjithshëm i kompanisë ICTSmedia, i cili mbështet këtë event me eksperiencën e tij të gjerë në tregjet globale, u shpreh se Shqipëria është një vend me një potencial të rëndësishëm i cili meriton vlerësim dhe nxitje të metejshme, dy misione që karakterizojnë garën e Albanian ICT Awards.

Të gjitha aplikimet u shqyrtuan dhe u vlerësuan nga një juri profesioniste, e cila u mblodh para pak javësh për të dhënë verdiktin final dhe për të përcaktuar fituesit.

Edhe pse zhvillohet për herë të parë këtë vit, gara e Albanian ICT Awards 2012 ka pasur prurje të arrira nga të gjitha trevat shqiptare, si Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Shqipëria si dhe shqiptarë me banim në vende të ndryshme të Evropës. Juria ishte e përbërë nga emra të shquar të akademisë, biznesit dhe informatikës si Ismet Hamiti, Kozeta Sevrani, Endri Hasa, Endri Xhina, Arsen Kurti, Visar Jasiqi, Enkelejd Zotaj, Rahmil Limani dhe Igli Gjelishti.

Axhenda e mbrëmjes vazhdoi me ndarjen e çmimeve, vlerësimeve dhe çertifikatave për të nominuarit dhe fituesit e kategorive përkatëse. Pesë fituesit e mëdhenj përfituan një çek prej 500 EUR nga Raiffeisen Bank, çek për tërheqje të tableteve Lenovo nga Vodafone Albania, trajnime nga Universiteti Amerikan në Kosovë si dhe çmime të tjera simbolike. Njëkohësisht, ata do të kenë mundësi të prezantojnë punët e tyre për publikun e gjerë përmes intervistave ekskluzive në numrin e ardhshëm të revistës COMPUTERWORLD Albania, e cila do të dalë në treg në muajin maj. (ICT Awards)

Fituesit e kategorive ishin:

ICT Creativity of the Year (Kreativiteti TIK i vitit): BETIM DRENICA

Betim Drenica - TIK Kreativiteti i vitit

 

 

 

 

ICT Mobility of the Year (Mobiliteti TIK i vitit): JULIAN KANINI

Julian Kanini - TIK Mobiliteti i vitit2

 

 

 

 

ICT Academic of the Year (Akademiku TIK i vitit): MARENGLEN BIBA

Marenglen Biba - Akademiku i Vitit2

 

 

 

 

ICT Diploma Thesis of the Year (Tema e Diplomës TIK e vitit): BARDH LOHAJ

Bardhi Lohaj - TIK Diploma e Vitit2

 

 

 

 

ICT Rising Star of the Year (Ylli në Ngritje TIK i vitit): ELIO QOSHI

Elio Qoshi - TIK Ylli ne ngritje i vitit2

 

 

 

 

 

Çmime mirënjohje, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë në sektorin e ICT morën edhe kryetari i jurisë, Ismet Hamiti dhe profesor Neki Frashëri, ndërsa çmime inkurajimi u dhanë për dy të rinjtë Hysen Ndregjoni dhe Denis Avdiu.

Evenimenti u sponsorizua nga Raiffeisen Bank Albania, Vodafone Albania dhe kompania Albvision, me mbështetjen e partnerit strategjik Fondacioni “Dritan Hoxha” si dhe të partnerëve të tjerë si PROTIK, AUK, AITA dhe Microsoft.

ICTSmedia ka planifikuar takime pune me fituesit e kategorive, me qëllim zbërthimin e mëtejshëm të projekteve dhe ideve të fituesve dhe promovimin e tyre në vazhdimësi. (ICT Awards)

IMG_3779

IMG_3799

IMG_3762IMG_3759IMG_3749IMG_3725IMG_3719IMG_3714IMG_3647IMG_3614IMG_3612IMG_3524IMG_3522IMG_3521IMG_3509Bardhi Lohaj - TIK Diploma e Vitit

Lajmet e fundit>