Lajme lojërash

Mbi 1 milion konsolla Xbox One të shitur për 24 orë

Nov 23 2013
0 Shpërndarje
Mbi 1 milion konsolla Xbox One të shitur për 24 orë

Microsoft ka lajmëruar që Xbox One ka arritur 1 milion shitje të konsollave brenda 24 orëve të para që kur është lëshuar, sikur PlayStation 4. Në një deklaratë për shtyp Xbox deklaroi që mbi 1 milionë konsolla janë shitur, duke nënkuptuar që ai numër pasqyron shitjet tek konsumatorët, jo shitjet tek shitësit me pakicë.

Yusuf Mehdi, që është zëvendës presidenti i korporatës së Xbox për marketing dhe strategji, shkroi: “Ne jemi plot nderime dhe mirënjohës për gëzimin e dashamirësve të Xbox One përreth botës. Duke parë mijëra dashamirës të gëzuar, të rreshtuar për të marrë Xbox One e tyre dhe dashuria e tyre për lojëra ishte vërtet një moment i veçantë për secilin në skuadrën e Xbox. Ne jemi duke punuar shumë për të krijuar më tepër konsolla Xbox One dhe po shikojmë që të përmbushim dëshirat për dhurata në fundvit këtë stinë.”

Një numër i vogël i konsumatorëve kanë raportuar probleme me konsollën, por pas vizitimit të forumeve për mbështetje për Xbox, Amazon i shqyrton temat dhe burimet e tjera dhe siç duket nuk ka ndonjë problem aq të madh sikurse që ishte “Unaza e Kuqe e Vdekjes” e cila kishte goditur Xbox 360 në lëshim të tij. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>