Lajme lojërash

Mbetet pak shpresë për kompaninë THQ

Nov 25 2012
0 Shpërndarje
Mbetet pak shpresë për kompaninë THQ

THQ është në telashe, këtë tashmë të gjithë e dinë, ndoshta shpresa e fundit për të është marrëveshja me kompaninë financiare Wells Fargo . Nuk është sekret se THQ për një kohë të gjatë gjendet buzë kolapsit financiar.

Vlera e kompanisë kohë më parë ka rënë në vlerën rekorde prej 1,10 $ për aksion dhe vlera e përgjithshme e kësaj kompanie tashmë është 7,5 milion dollarë. Kjo kompani kohëve të fundit po hulumton të gjitha mundësitë si të dalin nga këto telashe, kurse ndihmë kanë kërkuar edhe nga ekspertët më të mëdhenj financiar në SHBA. Pas disa javësh pune të vështirë THQ ka parë dritën në fund të tunelit, bile edhe për pakë kohë.

Kompania financiare Wells Fargo ka pranuar që deri me 15 janar të vitit të ardhshëm të financoj THQ-në me kredi, kurse vet THQ për atë kohë do të duhet të gjej mënyrën se si të përmirësoj situatën financiare apo ta shkëput kontratën. Edhe pse kjo periudhë kohore nuk duket e gjatë, THQ-së mund ti sigurojë një frymëmarrje dhe shansin të ngrihet prapë në këmbë.

“Jemi të kënaqur që kemi arritur marrëveshje me Wells Fargo,” – tha shefi ekzekutiv i THQ-së Brian Farrel. “Kjo marrëveshje do të na mundësojë që të fokusohemi në lojërat tona. Në ndërkohë do të kërkojmë për alternativa financiare të cilat kompaninë do ta dërgojnë në të ardhmen:, tha Farrel.

Në qoftë se krerët e THQ nuk e arrijnë qëllimin e tyre që ta shpëtojnë kompaninë nga kolapsi, fransiza të caktuara mund të përfundojnë në Ubisoft, kompani e cila ka shprehur interesim të madh për marrjen e brendeve të caktuara si Homefront, Company of Heroes dhe Saint Row. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>