iOS

Max Payne

Sep 21 2012
0 Shpërndarje
Max Payne

Max Payne është një lojë luftë me pamje në vetë të tretë e zhvilluar nga Finlandez Remedy Entertainment dhe e publikuar nga Gathering of Developers në Korrik 2001 për Microsoft Windows. Më vonë u krijuan dhe përshtatje për Play Station 2 dhe Xbox të cilat u publikuan nga Rockstar Games. Një version i Mac u krijua në Korrik 2002 nga MacSoft në Amerikën e Veriut.

Loja ka tiparet e një stili të quajtur “neo-noir” e cila përdor grafikë novelash në vend të skenave të animuara për të treguar historinë. Loja përmban shumë nga mitologjia e Norse, në veçanti mitin e Ragnarok, dhe shumë prej emrave të përdorur në lojë janë ato të zotave të Norse dhe mitet e saj.

Loja është e influencuar shumë nga aksioni kinematografik i Hong Kongut, në veçanti puna e drejtorit John Woo, dhe është loja e parë që përdor efektin e Bullet Time shumë popullore nga The Matrix.

Lojtari vishet në rrobat e Max Payne. Shumica e lojës përfshin Bullet Time gjatë luftimeve si element kyç dhe gjithashtu elementë enigmash për t’u zbuluar. Loja ecën shumë në monologun e Max, ku ai tregon dhe komenton çdo gjë si dhe përgatitet për lëvizjen tjetër. Shumica e lojës përfshin mankthe surreale dhe lidhje haluçinacionesh me drogën e Payne.

Max Payne është vlerësuar dhe ka marrë kritika pozitive për luftimin e tij me armë dhe përdorimin e noir në historinë e lojës.

Loja ka marë shumë çmime si atë të BAFTA (British Academy of Film and Television Arts) dhe gjithashtu më vonë u krijua një film me të njëjtin titull ku Max Payne luhet nga aktori i shumënjohur Mark Wahlberg.

GameRankings dhe Metacritic i dhanë lojës të njëjtën notë 89% ndërsa GameSpot dhe IGN respektivisht nga 9.2 dhe 9.5 nga 10. (GameWorld Albanian)

Tags >

Max Payne
Lajmet e fundit>