Lojërat

Max Payne 3

May 18 2012
0 Shpërndarje
Max Payne 3

Max Payne 3 është një lojë aksion luftë e publikuar nga Rockstar Game. Ajo është pjesa e tretë e serive të Max Payne dhe është e disponueshme për Microsoft Windows, Play Station 3 dhe Xbox 360. Loja karakterizohet nga teknikat e mbrojtjes dhe gjithashtu do të jetë përsëri e pranishme ndalimi i plumbit ndryshe quajtur “bullet-time”, e cila është karakteristike e kësaj loje. Do të jetë e pranishme në lojë dhe një mekanizëm i quajtur ndryshe “Njeriu i fundit i mbijetuar” (Last Man Standing), e cila i jep Maxit aftësinë për t’i mbijetuar vdekjes për një kohë të shkurtër sikur ai të kishte pirë qetësues. Në qoftë se lojtari është i aftë t’i vrasë të gjithë armiqtë që i shkaktuan plagët, ai do të mund të kthehet në gjëndjen e mëparshme gati për sulm.

Max Payne 3 ruan mekanizmin e gjuaj dhe shmangu (shoot-dodge), nga numrat e mëparshëm. Ai gjithashtu do të jetë i aftë të bëjë gjuajtje 360 gradë duke u shtrirë në tokë. E re në lojë është edhe ndërhyrja përgjatë ngjarjeve të lojës, pra nuk do të ketë ngjarje ku lojtari thjesht mund t’i shohë ato por ai duhet të përgatitet të bëjë atë që i kërkohet gjatë zhvillimit të ngjarjes në lojë.

Max Payne 3 tregon historinë e një njeriu gjak nxehtë, një dedektiv nga New York tashmë i tërhequr nga puna, i cili është pjesë e një bote të korruptuar dhe shumë të dhunshme. I shqetësuar nga e kaluara e tij Max Payne lë New Yorkun dhe shkon në Brazil. Ai tashmë është kthyer në një alkolist dhe është i punësuar si një truproje për Rodrigo Branco dhe familjen e tij. (GameWorld.al)

[gameinfo titulli=”INFOT E LOJËS” emri_lojes=”Max Payne 3″ zhvilluesit=”John Doe” publikuesit=”GameWorld” platforma=”PC/DVD” lloji=”Action” data_e_leshimit=”2012″]

 

Tags >

game
Lajmet e fundit>