Lojërat

Max Payne 2: The Fall of Max Payne

Sep 28 2012
0 Shpërndarje
Max Payne 2: The Fall of Max Payne

Max Payne 2: The Fall of Max Payne është një lojë me vrasje në prespektivë të tretë e zhvilluar nga Remedy Entertainment për Microsoft Windows dhe Rockstar Vienna për Xbox dhe Play Station 2 dhe e publikuar nga Rockstar Games.

Loja është një vazhdim i Max Payne dhe pasohet nga Max Payne 3. Ajo doli në treg për Microsoft Windows në 15 Tetor 2003, për Xbox në 25 Nëntor 2003 dhe për Play Station 2 në 2 Dhjetor 2003.

Në Max Payne 2 lojtari kontrollon Max Payne, një ish agjent i DEA për Departamentin e Policisë së New York (NYPD) dhe një të arratisur i akuzuar për vrasjen e shokut të tij të ngushtë nga agjenti i korruptuar, B.B, në New York gjatë ngjarjeve të Max Payne.

2 vjet pas eventeve të lojës së parë, Max e ka pastruar emrin e tij dhe tani është një detektiv i NYPD. Ai bashkohet me Mona Sax, të cilën e njohu në lojën e kaluar, kur ata dolën në mision për të zbuluar një komplot rreth vdekjes dhe tradhëtisë, duke gjetur Inner Circle në qëndër të gjithçkaje.

Lojtarit i jepet mundësia të përdorë Bullet-Time në të cilën ai ngadalëson kohën, ndërsa i gjuan armiqve me saktësi të madhe në kohë reale.

Në këtë modul ngjyra e ekranit ndryshon në sepse dhe metri i kësaj kohe ulet deri sa ajo vete në fund dhe kur mbaron moduli. Metri mbushet vazhdimisht ndërsa Max vret ose gjatë kohës dhe kur vret ajo mbushet më shpejtë.

Kritikët e lojrave i dhanë Max Payne 2 disa vlerësime shumë të larta duke u fokusuar në historinë e saj dhe aksionin, ndërsa e kritikuan për gjatësinë e shkurtër të lojës.

Edhe pas këtyrë kritikave pozitive loja shiti shumë pak kopje, pavarësisht çmimeve si Golden Satellite Award në 2004-n apo Editor’s Choice nga GamePro, IGN dhe GameSpy. GameRankings i dha vlerësimin 88.5% ndërsa Metacritic 86/100. (GameWorld Albanian)

Tags >

Max Payne
Lajmet e fundit>