Lojërat

MATRIX në Tirana LAN Tournament

Dec 6 2010
0 Shpërndarje
MATRIX në Tirana LAN Tournament

Padyshim ekipi më i suksesshëm në këtë vit, si në skenën vendore ashtu edhe ballkanike, ekipi explode tani ka një sponzor të ri. Bëhet fjalë për shefin e internetit matrix, Premton “Jack” Bajrami, dhe tani ish ekipi me emrin explode.dota do të paraqitet në turniret paraprake me emrin matrix.net.

Destinacioni i radhës i lojtarëve të matrix.net do të jetë Tirana LAN Tournament në internetin e njohur WEB Planet. Aty do të paraqiten të gjitha ekipet më të suksesshme shqiptare, dhe fatmirësisht edhe ekipi matrix.net do jetë prezent në këtë ngjarje shumë të mrekullueshme.

Pas shum polemikave se kush do të jetë anëtarë i ekipit matrix.net dhe kush do e përfaqësoj kosovën në kryeqytetin e Shqipëris, Tiranë, më në fund u arrit të nxirret lineup-i që do të jetë shumë dinamik dhe i rrezikshëm për ekipet pjesmarrëse.

Lineup që do jet prezent në turnirin Tirana LAN Tournament :

Qamil     “chaky”      Plakiq
Shend     “shendi”     Nagavci
Yll       “garter”    Ramadani
Labinot   “diggie”      Jaha
Liri     “SpiritDancer” Efendia

Menagjer dhe sponzor:
Premton “Jack” Bajrami

Turniri do të fillojë me datën 19 dhjetor në ora 11:00, paraprakisht në mëngjes.

Interneti i ka 70 Kompjuterë. Ka hapësirë mjaft të madhe. Është një internet shum atrakvit dhe i mirë dhe njëri ndër gaming-center më i mirë dhe më i suksesshëm në Tiranë. Gjithashtu performancat e kompjuterëve janë tejmase të mira. Për më tepër lojtarët tonë do e shijojnë këtë knaqësi dhe do ballafaqohen me kundërshtarët e tyre në këtë internet.

Staffi i GameWorld i uron fat dhe suksese ekipit matrix.net.

Lajmet e fundit>