Lajme lojërash

Mass Effect 4 me Frostbite

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
Mass Effect 4 me Frostbite

BioWare ka konfirmuar se loja e radhës në serinë e lojërave RPG në hapësirë do të ketë teknologjinë Battlefield. Loja do të respektojë historinë, por do të eksplorojë edhe histori dhe fronte të reja.

BioWare ka nisur të tregojë më shumë për lojën e re të saj në serinë Mass Effect. Drejtori i studios së Montrealit të BioWare, Yanick Roy, ka thënë në një postim në blog dje se loja e re Mass Effect do të fuqizohet nga Frostbite.

Kjo teknologji në pronësi të Electronic Arts është përdorur në disa lojëra, si Battlefield, Need for Speed dhe Medal of Honor.

Loja e radhës do të përfitojë nga shumë sisteme që skuadra e Dragon Age III: Inquisition ka krijuar për Frostbite, por nuk i ka specifikuar ato.

Roy ka thënë gjithashtu se kjo lojë do të respektojë historinë, por BioWare synon të kërkojë fronte të tjera në këtë lojë. BioWare ka thënë që më parë se nuk do të ketë kthim të Commander Shepard.

“Fansat mund të jenë të qetë se baza e lojës nuk do të ndryshojë, por do të ketë raca të tjera alienësh dhe sigurisht rrëfim shumë argëtues, i pasur dhe kinematografik”,- ka thënë Roy.

Ai nuk ka shtuar më tepër për lojën, por ka thënë se BioWare Montreal planifikon të rrisë kapacitetet e stafit për vitin që vjen, madje në faqen e saj online ka hapur 16 vende të reja pune. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>