Lojërat

Mario Kart 8 shet 1.2 milionë kopje, duke u bërë loja më së shpejti e shitur për Wii U

Jun 3 2014
0 Shpërndarje
Mario Kart 8 shet 1.2 milionë kopje, duke u bërë loja më së shpejti e shitur për Wii U

Pas lëshimit para më tepër se një jave, Mario Kart 8 është bërë loja e shitur më së shpejti ndonjëherë për Wii U me më tepër se 1.2 milionë njësi të shitura tashmë në mbarë botën, siç lajmëron Nintendo. Ky numër është sipas të dhënave për shitjet e brendshme dhe llogaritet për Amerikat, Evropën dhe Japoninë. Nintendo nuk ka përmendur se si loja ka ndikuar në shitjet e konsollës së Wii U, ndonëse shitësi me pakicë nga Mbretëria e Bashkuar, GFK Chart-Track, lajmëroi gjatë të dielës që hardueri Wii U ka parë një rritje prej 668 për qind në shitje në Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës. Nuk u ofrua ndonjë numër specifik në raportin e GFK-së, por 82 për qind e shitjeve të harduerëve thuhej që ishin të pakos së Mario Kart 8.

Nintendo ka qenë duke shpresuar që Mario Kart 8 do të shërbejë si një “katalizator” për shitje të Wii U, që ka çaluar me numrin e shitjeve kohëve të fundit. Deri më 31 mars, vetëm 6.17 milionë sisteme Wii U janë shitur në mbarë botën, që nga lëshimi i tij në nëntor të vitit 2012, që është një numër më i vogël se sa që ishte shpresuar të shitej nga kompania, e cila kishte pritur të shiste 9 milionë njësi gjatë periudhës prill 2013 dhe mars 2014.

“Reagimi i hershëm për Mario Kart 8 demonstron që ditët më të mira për Wii U janë ende përpara,” tha presidenti i Nintendo of America, Reggie Fils-Aime, si pjesë e lajmërimit të bërë gjatë ditës së diel. “E3 e këtij viti është vetëm pak ditë larg dhe do të jetë e tëra rreth lojërave të ardhshme për platformat Nintendo. Kjo arritje është një vend i shkëlqyer për të filluar!”

Lojërat Mario Kart kanë qenë rregullisht disa nga titujt më të shitur në Nintendo; sipas Nintendo-s, shitja e serive tejkaloi 100 milionë deri në fund të muajit mars. Shitjet e Mario Kart 8 e bëjnë atë si njërën nga lojërat më të shitura në Wii U; është pothuajse në vijë me 1.22 milionë kopje të shitura të The Legend of Zelda: The Wind Waker HD, por për momentin top lista kryesohet nga New Super Mario Bros. U (4.16 milionë kopje të shitura), Nintendo Land (3.09 milionë kopje të shitura) dhe Super Mario 3D Wordl (2.17 milionë kopje të shitura). (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>