Lojërat

March of the Eagles

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
March of the Eagles

March of the Eagles është një lojë strategjike e krijuar ngas Paradox Interactive e nxjerrë më 19 shkurt 2013. Loja fokusohet në periudhën 1805-1820.

Ajo të lejon konrollin e një prej fuqive të mëdha Europiane në kohën e luftërave të Napoelon Bonapartit. Si lojërat e tjera të këtij lloji, duhet të marrësh vendime rreth forcave të armatosura, prodhimit dhe diplomacisë.

March of Eagles gjithashtu shton edhe kushtet e ndryshme që vendosen për shtetet të ndryshme me qëllim fitimin e betejave. Shtetet që përfshihen në fuqitë e mëdha janë Perandoria Austriake, Britania, Franca, Perandoria Osmane, Prusia, Perandoria Rise, Spanja dhe Suedia.

Krijuesi i lojës ishte Chris King, i cili ka qenë dhe pas lojërave të tjera nga Parador si Victoria II dhe Sengoku. Fillimisht loja u quajt Napoleon’s Campaigns 2, por ndryshoi pasi vetë konceptet që u përdorën ishin të ndryshme nga origjinalja e serisë.

Që nga dalja, loja mori rezultatin 73 në Metacritic. IGN e vlerësoi me 7.9 duke thënë se edhe pse ka kufizime nga “kushërinjtë” e vet, sjell gjithashtu risi të reja që u mungonin lojërave të mëparashme. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>