Lojërat

Manhunt 2

Sep 29 2012
0 Shpërndarje
Manhunt 2

Manhunt 2 është një lojë, bazuar në fshehtësi, horror-psikologjik e zhvilluar nga Rockstar London për Microsoft Windows, PlayStation 2 dhe PSP dhe nga Rockstar Toronto për Wii.

Loja është vazhdimi i lojsë së vitit 2003, Manhunt, e cila doli në Amerikën e Veriut më 29 Tetor 2007.

Në fillim ajo u vendos të shfaqej në korrik, por u ndërpre nga Take-Two për shkak të vlerësimit përjashtues në Mbretërinë e Bashkuar, Itali dhe Irlandë rreth skenave dhe ngjarjeve të saj. Rockstar iu përgjigj këtij veprimi duke bërë që më pas loja të vlerësohej me M nga ESRB që më vonë iu dha mundësia të lançohej në 29 Tetor 2007.

Lojtari në këtë lojë, Daniel Lamb, kontrllon një të arratisur nga Azili i Kriminelëve për të Sëmurit Psiqik. Daniel nuk mban mend asgjë rreth vetes dhe lojtari për të ecur në historinë e lojës duhet të vrasë ose të shmangë armiqtë që i dalin rrugës.

Mënyrat e vrasjeve janë të shumta, por ato pa zhurmë dhe në fshehtësi preferohen, pasi më vonë lojtari mund dhe të përdorë armë zjarri.

Vlerësimet e lojës nuk kanë qenë shumë të mira ku Metacritic i dha notën 67/100 ndërsa IGN një vlerësim më të lartë, 7.5, edhe pse deklaroi që Manhunt 2 nuk ka atë udhëtim si loja e parë që të mbante të mbërthyar pas ekranit dhe më vonë që, GameSpot e vlerësoi po me notën 7.5, tha se Manhunt 2 nuk ishte aq shokuese sa pritej. (GameWorld Albanian)

Tags >

Manhunt
Lajmet e fundit>