Lojëra PC

Mafia: The City of Lost Heaven

Jun 29 2012
0 Shpërndarje
Mafia: The City of Lost Heaven

Mafia: The City of Lost Heaven është një lojë me pamje në vetë të tretë aksion-luftë për Microsoft Windows në 2002 dhe për Play Station 2 dhe Xbox në 2004. Loja u zhvillua nga kompania Çeke Illusion Softworks, kurse u publikua nga Gathering of Developers. Loja i jep mundësi lojtarit të marrë rolin e një mafiozi i cili ka përfunduar disa misione në mënyrë që të vazhdojë në historinë e lojës. Më 12 mars, 2008 Mafia shiti më shumë se 2 milionë kopje.

Historia e lojës konsiston në ngasje makinash, kryesisht ndërmjet qytetit, si dhe gara me makina; pjesa tjetër e lojës bazohet në udhëtimin dhe gjuajtjet me armë apo armë të ftohta – të gjitha të ndërlidhura me skena të ndërmjetme. Përveç qytetit të madh në të janë të përfshira edhe detaje të brendshme si në aeroport, muze, kishë, hotel, një burg i braktisur dhe lokali i Don Salierit.

Në lojë mund të ngasen rreth 51 makina të ndryshme, plus 19 makina shtesë, bonus, që mund t’i merrni pas mbarimit të lojës. Makinat prezantohen në kohë, në fillim modelet e viteve 1920, dhe më pas me avansimin në historinë e lojës shfaqen makinat e viteve 1930.

Policët gjobisin lojtarin për shkelje të vogla të rregullave të trafikut, por gabimet e shpeshta të lojtarit mund të qojnë edhe në arrestimin e tij. Gjithashtu ka dhe mënyra tjera udhëtimi si me tramvaj. Makinat në lojë, ndryshe nga të tjerat, dallohen për nga dëmtimet e mëdha që marrin, ose aftësia e lojtarit për të qëlluar në mbajtësen e naftës së makinës, ose të tejnxehjes së motorit. Gjatë dëmtimeve pjesë të ndryshme të makinës mund të shkëputen duke e bërë kështu lojën dhe më origjinale. (GameWorld Albanian)

Tags >

Mafia
Lajmet e fundit>