Lojërat

Mafia II

Jul 2 2012
0 Shpërndarje
Mafia II

Mafia II është një lojë aksion-aventurë me pamje në vetë të tretë, dhe është vazhdimi i Mafia: The City of Lost Heaven. Loja është e zhvilluar nga 2K Czech, më parë e njohur si Illusion Softworks, dhe e publikuar nga 2K Games. Loja u lansua për Microsoft Windows, Play Station 3 dhe Xbox 360 në gusht 2010. Kurse versioni për Mac OS X u publikua nga Feral Interactive në dhjetor 2011. Një version i lojës për pajisjet celulare u zhvillua nga Twistbox Entertainment dhe doli në treg më 2010 nga Connect2Media.

Ngjarja në këtë lojë zhvillohet në vitet 1940-1950, në një zonë të quajtur Empire Bay, një qytet fiktiv bazuar në qytetet e Nju Jorkut, Çikagos, Los Angjelosit, Bostonit dhe Detroitit. Ka 30-40 makina në lojë si dhe muzike në zonë. Shumica e armëve të serisë paraprake të lojës rikthehen dhe këtu, si Thompson, automatiku dhe pistoleta Colt 1911, gjithashtu dhe Shotgun. Armët e L2B si MP 40, M3, MG 42 dhe Beretta Model 38 gjithashtu shfaqen në lojë.

Ndërveprimi me objektet e lojës përfshinë 2 butonë: një version standard dhe një version të dhunshëm, të cilat përdoren sipas dëshirës së lojtarit varësisht prej situatave ku ai ndodhet. Sikurse edhe në versionin e kaluar edhe në versionin e ri përfshihet harta. Kontrolli i lojtarit përfshinë një sistem mbulimi pas objekteve për të qëlluar armiqtë, në vend se të ulesh pas tyre.

Loja është një nga më të vlerësuarat jo vetëm për grafikën, por dhe për ndërlidhjen e historisë së saj më versionin e kaluar, që i ka bërë lojtarët në këtë mënyrë të kuptojnë më mirë lojën Mafia dhe sidomos fundin e saj, bazuar në historinë e Mafia II. (GameWorld Albanian)

Tags >

Mafia
Lajmet e fundit>