Lojërat

Luani Super Mario online të zhvilluar duke përdorur HTML5

Oct 12 2013
0 Shpërndarje
Luani Super Mario online të zhvilluar duke përdorur HTML5

Ju mund të gjeni diku sistemin tuaj të vjetruar Nintenndo, të gjeni kartën e Super Mario Brothers dhe të filloni ta luani atë lojë. Ose mund të shkonit thjesht tek Full Screen Mario dhe të luani këtë lojë online.

Josh Goldberg është personi prapa këtij versioni të riprodhuar të Super Mario-s të përgatitur tërësisht me HTML5. Nëse jeni duke shikuar që të ndryshoni gjërat dhe i doni befasitë, atëherë ju mund të luani përgjatë niveleve që gjenerohen rastësisht. Të tjerët mund të shkojnë përgjatë niveleve sipas lojës origjinale.

Disa nivele të rastësishme janë mjaft sfiduese. Loja me burim të hapur po ashtu iu mundëson njerëzve që të ndërtojnë nivelet e tyre me një editor të nivelit online.

Ju mund të thyeni aq shumë kutia me shenjën e pikëpyetjes sa dëshironi. Këtë lojë mund ta luani në ekran të plotë. Jo vetëm që ju ofron mundësinë për t’u argëtuar në nivelet e mbushura me trampolina, sikurse që e keni ëndërruar kur keni luajtur Mario si fëmijë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>