Lojërat

Luani Civ 5 pa pagesë teksa filloni të merrni Civilization: BeyondEarth

Oct 21 2014
0 Shpërndarje
Luani Civ 5 pa pagesë teksa filloni të merrni Civilization: BeyondEarth

Loja më e fundit në seritë Civilization, Civiliazation: BeyondEarth, pritet të lëshohet gjatë kësaj jave. Ardhja para kohe e kësaj loje ka filluar, por një gjë që duhet ta shkarkoni së pari është Civilization V, të cilën mund ta luani pa pagesë nga tani deri të enjten.

Çdokush që e ka një llogari në Steam tani mund ta shkarkojë Civ V pa pagesë dhe ta luajë atë deri të enjten në ora 8:00 e mbrëmjes, sipas kohës sonë lokale. Kjo kohë e mbetur është mjaft e shkurtër për ta luajtur një lojë e cila ju harxhon me qindra orë të jetës suaj, por është një mënyrë e mirë për ta mbushur kohën nga tani deri në lëshimin e BeyondEarth gjatë të premtes, më 24 tetor.

Nëse tashmë e keni blerë Beyond Earth në Steam, ju mund ta filloni marrjen para kohe të lojës në mënyrë që të jetë gati sa më parë që të jetë e mundur gjatë të premtes. Kohët e sakta se kur do të zhbllokohet për blerësit e Steam ende nuk janë zbuluar, por 2K thotë që do të tregojë këto hollësi “së shpejti” për të gjithë. Ju ende mund ta blini para kohe Beyond Earth përpara të premtes për ta marrë pakon pa pagesë të Exoplanets, që përmban gjashtë harta të posaçme shtesë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>