Lajme lojërash

Luani Bomberman në shfletues bashkë me 1000 të tjerë

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Luani Bomberman në shfletues bashkë me 1000 të tjerë

A e mbani mend lojën me Njeriu Bomb në MSX, ZX Spectrum apo NES? Vrapim i çmendur drejt një labirinthi me bomba nëpër duar, duke i vendosur me precizion, me qëllim kapjen e sa më shumë kundërshtarëve.

Njeriu Bomb ishte gjithmonë më i mirë se të tjerët. Një version i luajtjes online masive (MMO) është prezantuar, duke ju lejuar juve të luani në shfletues bashkë me 1000 njerëz të tjerë online. Njeriu Bomb i tanishëm ndryshe nga origjinali vjen me shkallë më të larta vështirësie edhe aftësia për të filluar vazhdimisht, e ngjashme me njeriun gjuajtës modern(FSP) edhe MMORPGs, e bën një veprim të pamëshirshëm.

Fusha e lojës nuk ka evoluar shumë, akoma përdoren sprite 2D edhe lëvizjet bazë gjithashtu dhe vendosja e bombave nuk ka ndryshuar nga origjinali.

Përmban shumë argëtim, pasi aftësia për tu përshtatur ndryshimeve dhe rezistenca nga kundërshtari sjellim gjithmonë strategji ndryshuese.

Ekziston gjithashtu edhe funksionaliteti i chatit, që është perfekt në rast se doni ti përqeshni apo ti uroni kundërshtarët.

Njeriu Bomb ka 30 vjet që është shpik dhe nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për të festuar këto vite të gjata. Kjo lojë strategjike e bazuar në labirinth akoma mbetet e preferuar këto ditë. Linku i lojës. http://bombermine.com/#/play. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>