Lojërat

Lost Planet: Extreme Condition

Mar 23 2013
0 Shpërndarje
Lost Planet: Extreme Condition

Lost Planet: Extreme Condition është një lojë me qitje në prespektivn e vetes së tretë e krijuar dhe publikuar nga Capcom për Xbox 360, Microsoft dhe PlayStation 3.

Loja doli në dhjetor të 2006. Loja luhet nëpërmjet prespektivës së vetes së tretë me kamerën mbi shpatullën. Lojtarët gjithsesi u lejohet të ndryshojnë midis kësaj pikëpamje dhe asaj së vetes së parë sipas dëshirës.

Gjithashtu mund të udhëtohet ose në këmbë ose me disa lloje makinerish të specializuara të quajtura VS. E gjithë ngjarja vendoset në një planet me temperatura shumë të ulëta gjë që e bën akoma më të vështirë përmbushjen e misioneve. Loja ka një variacion shumë të madh armësh dhe mjetesh nga ato me energji termale e deri ato më tradicionale.

Në total janë 11 misione ku secili prej tyre në fund mbyllet më një dyluftim kundër një kapo.

Lost Planet mori vlerësime të miksuara. GameRankings e vlerësoi me 78.65%, ndërsa Metacritic me 79/100. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>