Lojërat

Lost Planet 2

Apr 7 2013
0 Shpërndarje
Lost Planet 2

Lost Planet 2 është një lojë me qitje me prespektivë në veten e tretë e krijuar dhe publikuar nga kompania Capcom.

Historia e lojës zhvillohet 10 vjet pas asaj origjinales në po të njëjtin planet imagjinar.

Loja u krijua për Playstation 3, Xbox 360 dhe PC.

Në fillim ishte e planifikuar të dilte në fillim të 2010, por pas disa vonesave u vendos që të dilte në maj.

Lost Planet 2 ka shumë ngjashmëri me të parën për sa i përket lojës. Elemente të tilla si kapo të mëdhenj, terrene ekstreme si dhe aftësia për të përdorur makineri të mëdha janë akoma të disponueshme.

Gjithashtu LP2 ka mundësinë e të luajturit online kundër lojtarëve të tjerë në internet duke të dhënë mundësinë e ndryshimit të profilit të personazhit sipas dëshirës.

Lost Planet 2 ka marrë vlerësime të përziera.

GameRankings e vlerësoi me 59.10%, ndërsa Metacritic me 68/100. Deri më 2 shkurt 2011 Capcom ka thënse se janë shitur mbi 1.5 milionë kopje në të gjithë botën. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>