Lojërat

Lojtari gjendet i vdekur në internet kafe

Feb 6 2012
0 Shpërndarje
Lojtari gjendet i vdekur në internet kafe

 

23 vjeçari Chen Jung-yu ishte gjetur i vdekur në një internet kafe në Nju Taipei në Taivan gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Sipas policisë lokale, Jung-yu ishte i ashpër në karrigen e tij me duart në mi dhe tasierë. Ai kishte qenë duke luajtur lojën mjaft të popullarizuar online, World of WarCraft, kur ai vdiq (megjithëse disa burime të tjera thonë që loja mund të ketë qenë League of Legends). Raportet deklarojnë që ai kishte qenë i vdekur për nëntë orë të tëra duke mos u vërejtur nga 30 pronarët të atij lokal gjatë asaj kohe.

Edhe madje pasi u zbulua trupi i tij, policia tha që lojtarët ishin të painteresuar dhe dëshironin që ende të luanin derisa ishte bërë hetimi.

Familja e viktimës tregojnë që kishte pasur probleme me zemër në shtatorin e vitit 2011. Derisa i ishte bërë një autopsi për të përcaktuar shkaktarin e vdekjes, kjo nuk është hera e parë që një lojtar aziatik vdes pas një seance të tejzgjatur të luajtjes në një internet kafe.

Studimet e fundit kanë treguar që ulja për një kohë të gjatë mund të kontribuojë në sëmundje të zemrës. Derisa studimet kanë për qëllim njerëzit të cilët punojnë prapa një tavoline gjatë tërë ditës, ato më së shumti iu paraqiten lojtarëve, veçanërisht atyre që vuajnë nga pagjumësia dhe paushqyerja./gameworld.al

 

Lajmet e fundit>