Lojërat

Lojtarët luajnë Tetris që për ekran kanë ndërtesën

Apr 7 2014
0 Shpërndarje
Lojtarët luajnë Tetris që për ekran kanë ndërtesën

Gjatë ditës së shtunë, në Filadelfia të SHBA-së u paraqit ndoshta loja më e madhe ndonjëherë Tetris. Në Qendrën 29-story Cira ishin të pranishme dritat LED, të cilat mund t’i kontrolloni sikur Tetris-in, të cilin mund ta keni në pajisjet e juaja. Siç raporton Associated Press, djem e vajza luanin në një shkallë e cila nuk është parë asnjëherë as nga vetë stafi menaxhues i Tetris-it.

Ishte pra një ekran loje prej 100 mijë këmbë katrorë. Ky projekt ishte nisur për të festuar Javën e Teknologjisë Philly dhe ishte ide e profesorit të asocuar të mediave dixhitale në Universitetin Drexel, Frank Lee. “Ky projekt filloi si një letër personale dashurie për lojërat që i doja kur ishte fëmijë,” tha ai në një ligjëratë. “Pong-u vitin e kaluar, Tetris- këtë vit. Por përfundoi si një mënyrë e bashkimit të qytetit të Filadelfias.” (GameWorld Albanian)

Tags >

Tetris
Lajmet e fundit>