Lajme lojërash

Lojtarët e “Infinity Blad III ” mund të porosisin modele të printuara 3D të personazheve të lojës

Jan 23 2015
0 Shpërndarje
Lojtarët e “Infinity Blad III ” mund të porosisin modele të printuara 3D të personazheve të lojës

Të pasionuarit pas lojës së famshme për sistemin operativ iOS , Infinity Blade III, kanë marrë lajme të mira, pasi tani ata munden të dizajnojnë dhe të porosisin një printim 3D për personazhet direkt nga loja.

Për të realizuar këtë zhvilluesit e lojës nga kompania Chair Entertainmet krijuan partneritet me kompaninë e zhvillimit të programeve Sandboxr.

Kjo kompani do të ketë përgjegjësi për mirëmbajtjen e programit dizajnues si dhe printimin e modeleve 3D. Çmimet e printimeve 3D variojnë nga 30 dollarë për një model me përmasa të vogla 3.5 inç, deri në 389.99 për një model 3D ku paraqitet personazhi kryesor duke luftuar me kundërshtarin e tij. Për momentin për çdo model do të ketë një zbritje prej 10 dollarë. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>