Lojërat

Lojrat kompjuterike, demtojne apo zhvillojne ‘femijen’?

Feb 4 2011
0 Shpërndarje
Lojrat kompjuterike, demtojne apo zhvillojne ‘femijen’?

Para dy ditësh, duke e lexuar disa artikuj, kam hasur në një shkrim që thoshte se “Lojrat Elektronike” dëmtojnë personalitetin e “fëmijës”, sepse ata shohin skena të dhunës dhe kështu bëhen agresiv në jetën e tyre. Thënë shkurt, disa persona, edhe zyrtarisht e shprehin mendimin e tyre zyrtarisht, ndoshta kanë nevojë nevojë të lexojnë akoma rreth kësaj çështje.

Për ata që nuk e dinë ciklin jetësor të moshës dhe gjinisë si veti biologjike, këtë e ka shpjeguar ndër të parat Psikologja gjermane Sharlota Bayer ne vitin 1930 dhe ndër të parat e ka dhënë modelin e rrumbullakësuar të ciklit jetësor, duke i përshkruar pesë faza të jetës të cilat i përgjigjen fazave biologjike të zhvillimit te njeriut.

Kështu:
1. Faza e parë është faza progresive dhe zgjat deri në moshën 15 vjeçare.
2. Faza e dytë, në të cilën zhvillohet aftësia e repredukcionit zgjatë prej moshes 15-25 vjeçare.
3. Faza e tretë zgjat prej 25-45 vjet dhe me atë rast organizmi stabilizohet.

Janë edhe dy faza të tjera, të cilat nuk janë të nevojshme për këtë artikull.

Adoleshenca nuk është e lehtë të spjegohet për arsye se nevojitet gati një dekadë, dmth prej 12-13 deri 24-25 vjet që një person të arrijë pjekurinë e plotë, meqë ajo është në varshmëri nga faktorë të ndryshëm endogjen dhe ekzogjen.

Kështu që, cila është mosha për të cilën ne ju adresohemi dikuj si “fëmijë”? A keni lexuar që lojërat elektronike zhvillojnë intelegjencën e fëmijës? Apo thjesht duhet ta postojmë një artikull dhe ti marrim lekët e ti fusim në gjep, duke mbetur me shpresë që kemi bërë punë të madhe?

Ne të gjithë jemi dëshmitarë dhe e dimë se sa të aftë janë këta “fëmijë” t’i përdorin lojërat elektronike dhe teknologjinë informative dhe nuk ka asnjë dyshim se në internet ka lojëra e materiale të dobishme të cilat zhvillojnë inteligjencën e “fëmijës”. Po ju referohem termit fëmijë me “” pasi që fëmijë mund të quhet edhe ai 25 vjeç ndoshta?

Lojërat elektronike, të cilat luhen në LAN dhe Online zhvillojnë në një masë të madhe inteligjencën e “fëmijëve”, mirëpo shumë prindër dhe “studiues” nuk e kuptojnë rëndësinë e lojës si një mjet i jashtëzakonshëm për edukimin e fëmijës. Mendimi i tillë është si pasojë e mos njohjes së natyrës së lojës. Loja është forma themelore e veprimtarisë krijuese te “fëmija”, me ndihmën e se cilës “fëmija” zhvillohet në çdo aspekt njëkohësisht shfaqë personalitetin e vet, karakterin e vet, aftësinë individuale si dhe përshtatshmërinë.

Dhe në fund, nuk është faji i lojës, por është faji i disa qendrave të lojërave të cilat nuk janë të kontrolluara, dhe rrethi me të cilin shoqërohen. Ambijenti fqinjësor apo shoqëror paraqitet si faktor i rëndësishëm, i cili ndikon në formimin e individualitetit të ri, ai tërthorazi mund të ketë influencë edhe me rastin e formimit të “fëmijës” dhe shoqëria është bartës i drejtpërdrejt i kontrollit të rëndësishëm shoqëror, meqenëse kemi të bëjmë me grup social në të cilin secili pak a shumë njeh secilin, dhe të gjitha ngjarjet të cilat nuk i miraton shoqëria, sipas rregullit përjetojnë kritikën e saj.

Kështu që, nëse “fëmija” lihet pa kontroll në lojërat kompjuterike të qendrave të ndryshme, ka më shumë mundësi që ai ta dëmtojë, sesa ta zhvillojë inteligjencën. Prandaj është e udhës që dikush të përkujdeset për ta, dhe problemi nuk qëndron tek loja si e tillë, por tek faktorët e lartë cekur.

Lojërat kompjuterike, jo vetëm që zhvillojnë inteligjencën, por krijojnë ura miqësie ndërmjet të rinjëve anë e kend botës. Andaj mos të gabohet dikush dhe ta marr lojën elektronike si faktorë destabilizues, sepse problemi qëndron tek problemet sociale-shoqërore me të cilat ballafaqohemi çdo ditë e më shumë, dhe mos kontrollimi i këtyre Internet Caffeve.

Përndryshe, ne organizojmë, mbikëqyrim dhe menaxhojmë organizime të turnireve në lojën kompjuterike Counter Strike 1.6, e cila është loja më e famshme në gjithë botën. Andaj, pse në vendet perëndimore kjo nuk shkakton probleme, por vetëm tek ne? Përgjigjen ndoshta e dini.

Lajmet e fundit>