Lajme lojërash

Lojërat për PlayStation 4: Killzone Shadow Fall, Driveclub dhe të tjera

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Lojërat për PlayStation 4: Killzone Shadow Fall, Driveclub dhe të tjera

Si pjesë e prezantimit të PlayStation 4, kompania prezantoi disa nga lojërat e ardhshme për këtë platformë.

Njëra prej tyre është Killzone: Shadow Fall, një lojë mbresëlënse me qitje e krijuar nga Guerrilla Games, e cila ka një histori të gjatë si lojë ekskluzive për platformën PlayStation. Demoja tregonte një motor grafike mbresëlënëse si dhe një lojë intensive me aksion. Evolution Studios gjithashtu lajmëroi për një lojë të re me gara të quajtur Driveclub.

Loja do të ketë makina të vërteta si dhe karakteristika realiste të një gare me shumë veta. Njësoj si me lojën Killzone, edhe Driveclub kishte grafike shumë të mirë. Sucker Punch gjithashtu njoftoi për lojën e saj të ardhshme në serinë infamous me titullin infamous: Second Son.

Quantic Dream po punon në një motor loje të ri i cili paraqet një fytyrë njëriu e cila kishte një sasi shumë të madhe detajesh karakteristike.

Capcom po krijon një motor të ri të cilin e quan Panta Rhei i cili do të përdoret për lojën Deep Down, një lojë që i ngjan Matrix me tema fantazie.

Square Enix prezantoi një video të shkurtër te e cila bëhet fjalë për një lojë tjetër nga seria Final Fantasy, ndërsa Ubisoft konfirmoi Watch Dogs e cila u tregua për herë të parë në E3 2012. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>