Lajme lojërash

Lojërat më të mira dhe më të këqija të votuara nga lexuesit

Aug 3 2012
0 Shpërndarje
Lojërat më të mira dhe më të këqija të votuara nga lexuesit

Javën e kaluar skuadra e PC Gamer bëri një anketë me lexuesit e vet për opinionet e tyre rreth disa prej lojërave më të mira të të gjitha kohërave.

Pas më shumë se 22,000 përgjigjjeve unike, rezultati u shfaq dhe doli se The Elder Scroll duket se ishte loja më e preferuar nga të gjithë. Duket shumë e çuditshme se seritë e Call of Duty: Modern Warfare ishte një nga lojërat më të këqija nga 20 zgjedhjet e mundshme të ofruara.

Në kategorinë e lojërave pozitive, Fallout doli në vend të dytë edhe pse nuk ishte afër 20% pas The Elder Scroll në votat e lexuesve. Team Fortress, Total War dhe Civilization mbyllin Top 5 lojërat nga ky votim i bërë.

Afërsisht 70% e përgjigjjeve ranë dakord se Call of Duty po përkeqësohej në çdo numër që dilte, më pas në vendin e dytë, të lojërave më të këqija, më shumë se 50% e përgjigjeve negative votuan Dragon Age, e ndjekur shumë pranë nga Diablo, World of Warcraft dhe Command & Conquer.

A mendoni se në këto vota të marra nga PC Gamers ka diçka që nuk shkon? (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>