iOS

Lojërat e para që shfaqin grafikën e re Metal të iOS 8 janë gati për shkarkim

Sep 22 2014
0 Shpërndarje
Lojërat e para që shfaqin grafikën e re Metal të iOS 8 janë gati për shkarkim

Me mbërritjen e iOS 8, Apple paraqiti një mjet të ri për zhvilluesit e lojërave që ju ofron atyre rrugë më të mira për të shfrytëzuar procesorët A7 dhe A8. Quhet “Metal”, që është një mënyrë e zakonshme e përshkrimit të kodit që është “afër me metalin” e procesorit në vend të abstraktimit përgjatë shtresave të programimit. Tani që iOS 8 është në dispozicion, Apple ka vendosur një seksion të posaçëm të dyqanit të aplikacioneve iTunes për të shfaqur rreth gjashtë loja që shfrytëzojnë përparësitë që ofron Metal.

Ndoshta loja më mbresëlënëse nga ky grup është mbase edhe loja që dallon më së tepërmi nga ta. Është Epic Zen Gardne, që është aplikacioni “relaksohu dhe shiko fluturat” që ishte demonstruar më herët gjatë Konferencës Botërore të Zhvilluesve gjatë këtij viti. Në të ka shumë lule qershie që duken, peshq të tipit koi që bredhin në një moçal dhe rëra që grumbullohet – është një pamje relaksuese dhe mbresëlënëse, por me siguri që nuk është shumë më tepër se sa një demonstrim i teknologjisë. Macrumors na rikujton që nëse dëshironi të dini më tepër se si punon, duhet ta shikoni videon Unreal të paraqitur gjatë qershorit të vitit të kaluar.

Nëse dëshironi të shikoni për së afërmi se si krahasohen këto lojëra me dhe pa metal, PocketGamer mund të ju ndihmojë. Faqja ka vendosur një postim të mirë krahasues të lojërave të tanishme Metal, që janë së bashku me GIF dhe Vines.

Ndonëse është ende herët, rezultatet e para janë mjaft mbresëlënëse sa për të qenë optimist. (GameWorldAlbanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>