Lajme lojërash

Lojërat e ardhshme Mass Effect dhe Dragon Age do të kenë motor Frostbite 3

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
Lojërat e ardhshme Mass Effect dhe Dragon Age do të kenë motor Frostbite 3

Dragon Age III: Inquisition dhe loja e ardhshme Mass Effect do të jenë të fuqizuara nga motori Frostbite 3 i DICE. Ky lajm vjen sipas një deklarate që ka bërë BioWare.”

Për të gjithë ata që kanë pyetur pas prezantimit të BF4, DA3 dhe loja e ardhshme Mass Effect do të përdorin gjithashtu Frostbite 3. Është e mrekulluseshme” tha manaxheri i BioWare Edmonton, Aaryn Flynn në Twitter.

Motori Frostbite 3 u lajmërua me prezantimin e BF4 në GDC 2013 më herët këtë javë. 17 minuta nga loja u tregua gjithashtu, dhe u vunë re shumë përmirësime grafike që nga Frostbite dhe BF3.

Gjithsesi Forstbite 3 nuk ka mbështetje për Wii U. Producenti ekzekutiv Patrick Bach tha për Eurogamer se Wii U nuk ishte në vëmendjen e tyre tani për tani.

Si DA III dhe BF4 pritet të dalin më vonë në vitin 2013. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>