Lajme lojërash

Lojëra virtuale për t’iu ardhur në ndihmë të verbërve

Mar 30 2013
0 Shpërndarje
Lojëra virtuale për t’iu ardhur në ndihmë të verbërve

Të mësosh shtëpinë apo vendndodhjen mund të jetë një sfidë e vërtetë për të verbërit. Por një projekt i ri i zhvilluar së fundmi mund të ndihmojë në këtë proces. Kërkuesit në Departamentin e Okulistikës në Massachusetts dhe Shkolla Mjekësorë e Harvardit zhvilluan një lojë virtuale për të ndihmuar të verbërit për të gjetur rrugën e tyre nëpërmjet kufizimeve duke përdorur kompjuter për gjenerimin e modeleve të ndërtesave publike.

Pjesëtaret mund të ndërveprojnë me ambiente virtuale me një tastierë dhe më shumë se mbështetja në sinjale vizuale, loja përdor sinjale dëgjimore për të ndihmuar orientimin e lojtarit. Sipas një raporti të ri, grupi i kërkuesve po kërkojnë të inkorporojnë ndërfaqe të tjera dhe mjete si Wii.

Lojtarëve u jepet një detyrë për të gjetur thesare dhe ti marrin ata deri tek ndërtesa, të gjitha këto duke shmangur monstrat që i vjedhin objektet dhe i fshehin në vendndodhje të tjera. Me kohën, procesi i ndihmon përdoruesit të krijojnë një hartë “mendore” të zonës.

Dr. Lotfi Merabet, një kontribuues në studim, tha se transformimet në lojë lejojnë një zbulim të hapur dhe një mënyrë të mirë të kuptimit të modeleve. Përveç lojës, gjithashtu u krijua një stimulator ambienti i bazuar në audio dhe një platformë interaktive si AudioMetro, ku lojtarët navigojnë nëpërmjet sistemit nëntokësor urban të Kilit. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>