Lojërat

Lojëra të reja të Conan janë duke ardhur

Dec 16 2010
0 Shpërndarje
Lojëra të reja të Conan janë duke ardhur

Dy lojërat e fundit të bazuar në fantazitë dhe aventurat e Conan janë vetëm fillimi. Titulli i vitit 2007 të Conan, e zhvilluar nga Nihilistic (Zombie Apocalypse), rezervoi komente dhe kritika pozitive për këtë aventurë aksion e ngjashme me stilin e God of War, por nuk ishte hit i madh në treg. Në ndërkohë, loja masive multiplayer e bazuar në rol Age of Conan: Hyborian Adventures, e zhvilluar nga Funcom morri duartrokitje të forta kur u lansua në vitin 2008. Megjithatë, gjithashtu pati edhe zhgënjime në shitje, ku zhvilluesi Funcom u detyrua të ulë pagat për 20% të punëtorëve për shkak të ngecjeve në të ardhura.

Megjithatë, sot erdhi lajmi që luftëtari Cimmerian është duke e përgatitur lojën që po vjen. Këtë mëngjes, agjencia DDM dhe kompania për licencim Paradox Entertainment njoftuan se ata janë duke filluar procesin e zhvillimit të një loje të re të Conan. Paradox posedon librarinë e Robert E. Howard, autorit origjinal të aventurave të Conan që për herë të parë u shfaq në revista fantastike në vitin 1930. Asnjë zhvillues apo publikues specifik nuk është cekur në deklaratën e sotme, që nënkupton se këtu hyjnë disa vitë rresht derisa do ta shohim lojën e re të Conan në treg.

Përveç lojërave fantastike dhe librave të ndryshem të aventurave të Conan, luftëtari legjendar ka inspiruar edhe dy filma me Arnold Schwarzenegger: Conan the Barbarian dhe Conan the Destroyer.

Informata më të detajizuara do t’i gjeni në gameworld.al në të ardhmen.

Lajmet e fundit>