Lajme lojërash

Lojë e re Warhammer 40k në punim e sipër

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Lojë e re Warhammer 40k në punim e sipër

Kur THQ u shkri më herët këtë vit, fati i Warhammer si dhe licenca e vet ngelën në mister.

Tani është hedhur më shumë dritë mbi këtë çështje pasi Slitherine lajmëroi se në partneritet me Games Workshop do të krijojnë një lojë të re me strategji me turne të bazuar në Warhammer 40.000 World.

Krijimi i lojës ka filluar për platforma të ndryshme, gjithsesi detaje të mëtejshme nuk janë bërë të ditura akoma.

Sipas Slitherine, “skuadra më e mirë dhe më e talentuar “ po punon mbi këtë projekt. Krahas lojës së re Warhammer nga Slitherine, krijuesit e Total War dhe Creative Assembly po punojnë në krijimin e shumë titujve të vendosura në universe fantazie. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>