Android

Loja “Two Dots” tani në dispozicion edhe për Android

Nov 17 2014
0 Shpërndarje
Loja “Two Dots” tani në dispozicion edhe për Android

Two Dots ishte një lojë shumë e mirë për iPhone që doli këtë vit, që është e thjeshtë, por që krijon varësi. Fatmirësisht, për ata që përdorin Android çdo ditë tani mund ta provojmë – loja është lëshuar në Google Play Store. Është pa pagesë dhe është e ngjashme me versionin për iOS, që përmban të njëjtat blerje brenda aplikacionit sikur versioni origjinal.

Fatmirësisht, sikur versioni për iOS, këto blerje brenda aplikacionit janë tërësisht të panevojshme për ta shijuar lojën. Natyrisht, humbja e kohës në gjëra jo produktive si kjo lojë mund të jetë shqetësuese, por ia vlen të merret ndonjë pushim dhe të çlodhesh pakëz. Dhe nëse jeni një lojtar përgjatë të dy platformave, ju mund ta lidhni aplikacionin në Facebook dhe i tërë progresi juaj do të sinkronizohet përgjatë pajisjeve me Android dhe iOS. (GameWorld Albanian)

Tags >

Two Dots
Lajmet e fundit>