Lajme lojërash

Loja Temple Run 2 tani edhe për Android

Jan 25 2013
0 Shpërndarje
Loja Temple Run 2 tani edhe për Android

Përdoruesit e Android-it tani mund të provojnë të “largohen” nga majmunët gjigantë, të “kapen” në litarë dhe të kërcejnë mbi humnera, të gjitha këto në Temple Run 2.

Loja me ritëm të shpejt doli gjatë ditës së enjte për Google Play, ku poseduesit e pajisjeve me sistemin Android mund ta shkarkojnë atë pa pagesë. Temple Run 2 tashmë ka dëshmuar një përdorim të madh tek përdoruesit e iPad-it dhe iPhone-it duke arritur 20 milionë shkarkime nga App Store i Apple në katër ditët e para.

Loja e re ju vendos në një xhungël si loja e parë, por ju hedh në një llojllojshmëri të kthimeve dhe përkuljeve dhe grafikë më të mirë. Kësaj here ju filloni duke ikur nga një majmun i madh teksa kapeni me një litar.

Nga atje, ju duhet të shkoni përgjatë rrugëve në xhungël. Ju mundoheni që të mbani të gjallë karakterin tuaj duke kërcyer sipër gropave të mëdha në rrugë, duke u ulur nën urat e ulëta dhe të kuptoni se kur duhet të ktheheni majtas ose djathtas.

Përgjatë rrugës, ju merrni pikë duke marrë monedhë ari. Por vetë aksioni është në shpejtësi dhe tërbim.

Nëse dështoni që të reagoni në shpejtësi, karakteri juaj mund të përplaset, të rrezohet ose të kapet nga majmuni gjigant. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>