Lojërat

‘Loja revolucionare MMO” në zhvillim e sipër nga EA

Mar 30 2011
0 Shpërndarje
‘Loja revolucionare MMO” në zhvillim e sipër nga EA

Më vonë gjatë këtij viti, Electronic Arts do të publikoj Star Wars: The Old Republic, një lojë ambicioze multiplayer e bazuar në rol nga studioja e BioWare. Sidoqoftë, projekti nuk është i vetmi i zhanrit MMO që është në zhvillim e sipër nga EA, pasi që një projekt tjetër i ri MMO u shfaq këtë javë.

Gjurmët e para erdhën nga një listë e punëve të kërkuara nga EA në faqen industriale Gamasutra. Në listë poashtu thuhej, “Ne jemi duke shikuar për një ekspert në MMO për lojën e papublikuar në lokacionin qendror të Electronic Arts në Redwood City, CA.” Pozita që përshkruhej përmbante në fund edhe listën për kërkesat që nevojiteshin për rolin duke përfunduar me thënien, “Ejani dhe bashkangjituni me ekipin më të mirë për të krijuar lojën revolucionare MMO.”

EA raportoi për GameSpot se “Ne kemi shumë projekte interesante që jane duke u zhvilluar në studion në kampusin Redwood Shores; megjithatë, ne nuk kemi ndonjë lajmërin për të bërë gjatë kësaj kohe.”/gameworld.al

Lajmet e fundit>