Android

Loja Portal pritet të vijë për Android

Mar 26 2014
0 Shpërndarje
Loja Portal pritet të vijë për Android

Loja me enigma Portal, ku duhet të kaloni përgjatë një serie të eksperimenteve “vdekjeprurëse” me një armë që krijon portale në pëlhurat e vendosura në mure, është në fakt një fenomen kulturor. Tani, loja më në fund pritet të vijë në Android, gjë e cila është mundësuar nga Nvidia. Në konferencën e teknologjisë 2014 GPU, CEO Jen-Hsun Huang lajmëroi që loja është duke ardhur në konsollën portative Shield. Nvidia thotë që versioni i plotë do të jetë një prurje e plotë e lojës origjinale për PC në Android dhe kjo gjë është mundësuar me miratimin e Valve-s. “Kompanitë tona kanë një histori të fuqishme të punës së përbashkët dhe ne jemi duke shikuar përpara me arritjen e Portal-it në Shield,” thotë Doug Lombardi nga Valve.

Loja ende do të jetë ekskluzive për pajisjet që kanë procesorë të kompanisë Tegra, pasi që Nvidia është duke e bërë prurjen e lojës, një përfaqësues thotë që nuk do të kufizohet teknikisht në çipat e prodhuar nga Tegra dhe mund të vijë edhe për më tepër pajisje që përdorin Android. Nuk e dimë se kur do të arrijë, përveç shprehjes “vjen së shpejti” ose sa kushton, por është me rëndësi të dëgjohet që loja do të arrijë tek pajisjet mobile. Në vitin 2012, skuadra ligjore e Valve-s e ndali një projekt paraprak për ta sjell lojën në Android duke përdorur makinën Unity 3D. Nvidia është duke shpresuar që të sjell edhe lojëra të tjera të PC-së në Android në të ardhmen, falë çipit të vet të përshtatshëm Tegra K1. Së fundi, kompania ka ndihmuar edhe në prurjen e një loje tjetër që ishte për PC, Mount & Blade, si një gjë ekskluzive për Tegra 4. (GameWorld Albanian)

Tags >

Portal
Lajmet e fundit>