iOS

Loja Pokemon vjen zyrtarisht dhe në App Store

Oct 2 2014
0 Shpërndarje
Loja Pokemon vjen zyrtarisht dhe në App Store

Me siguri të gjithë e mbajnë mend lojën e famshme Pokemon. Loja e tregtimit të letrave tashmë është zyrtarisht e disponueshme dhe në App Store. Pokemon TCG Online mund të shkarkohet falas, por ka edhe disa të këqija. Ashtu si edhe emri tregon, loja kërkon një lidhje interneti për tu luajtur dhe ekrani duhet të jetë Retina Display.

Nëqoftëse ju keni investuar shumë kohë dhe mund në lojën tuaj në versionet në OSX apo Windows atëherë progresi do të ruhet dhe në versionin në telefon sigurisht. Ky është një lajm shumë i mirë për fansat e kësaj loje të cilët tani do mund ta luajnë dhe ta kenë kudo bashkë me telefonin e tyre. (Game World Albanian)

Tags >

Pokemon
Lajmet e fundit>