iOS

Loja Personal Zen zvogëlon ankthin tuaj për 25 minuta

Mar 24 2014
0 Shpërndarje
Loja Personal Zen zvogëlon ankthin tuaj për 25 minuta

iOS: Profesorët e psikologjisë kanë bërë një lojë të re, Personal Zen, e cila mund të zvogëlojë ankthin tek individët e stresuar. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën Clinical Psychological Science, e tëra që ju duhet të bëni është ta luani lojën për 25 minuta, e cila është pa pagesë. Personal Zen zhvillohet në një kopsht ku dy fytyra – një e lumtur dhe një e zemëruar – hidhen në tokë. Fytyra e lumtur krijon një shteg të barit të cilin duhet ta ndiqni në shpejtësi me gishtin tuaj. Natyrisht, sa më tepër që e luani lojën, sytë e juaj mësohen në kërkim të fytyrës së lumtur në vend të asaj të zemëruarës. E tërë kjo është e mbështetur me hulumtime shkencore dhe janë disa arsye se pse ka sukses kjo mënyrë:

Loja është e bazuar në një tretman kognitiv dalës për ankth i quajtur trajnimi i modifikimit të vëmendjes-paragjykuese (ABMT). Në thelb, ky tretman përfshin trajnimin e pacientëve për të injoruar një stimulues kërcënues (si fytyra e zemëruar) dhe në vend të tij të përqendrohet në një stimulues jo-kërcënues (si një fytyrë e lumtur ose neutrale). Ky lloj trajnimi është treguar i suksesshëm në zvogëlimin e ankthit dhe stresit përgjatë njerëzve që kanë vuajtur nga ankthi i lartë. 

Hulumtuesit thonë që, për momentin, gjetjet e tyre sugjerojnë që nevoja për ta luajtur këtë lojës është 25 minuta për ta zvogëluar ankthin tuaj, por janë duke testuar që të shohin nëse periudhat më të shkurta të lojës po ashtu të kenë të njëjtin efekt. Duhet ta dini gjithashtu që kjo lojë punon për individët e stresuar dhe nuk është e qartë nëse do të ndihmojë me ata që janë diganostifikuar klinikisht me ankth.

Personal Zen është falas dhe mund të shkarkohet nga dyqani i aplikacioneve iTunes. (GameWorld Albanian)

Tags >

Zen
Lajmet e fundit>