Android

Loja Pac-Man Dash tani në dispozicion pa pagesë për Android dhe iOS

Jul 25 2013
0 Shpërndarje
Loja Pac-Man Dash tani në dispozicion pa pagesë për Android dhe iOS

Loja Pac-Man Dash tani është në dispozicion pa pagesë në App Store të Apple dhe Google Play. Duke u bazuar në seritë e animuara televizive Pac-Man and the Ghostly Adventures, ka më tepër se 70 misione.

Përdoreusit po ashtu mund të skanojnë bar kode nga më tepër se 20 vegla të përzgjedhura Pac-Man and the Ghostly Adventures për të zhbllokuar veglën përkatëse ose pajisjen në lojë për shtatë ditë. Përdoruesit kanë mundësinë që të blejnë gjërat në lojëra me gjysmën e biskotave që do t’iu duhet zakonisht të paguanin.

Përfundimi i lojës kërkon përfundimin e sfidave si ngrënia e 300 biskotave në lojë. Një lojë e tillë për konsollë pritet të lëshohet në Xbox 360, PlayStation 3 dhe Wii U më 29 tetor, me versionin 3DS që pritet të lëshohet më 26 nëntor, për 39.99 dollarë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Pac-Man
Lajmet e fundit>