Lojërat

Loja MMOG e ardhshme e Blizzard tashmë duke u testuar

Mar 9 2011
0 Shpërndarje
Loja MMOG e ardhshme e Blizzard tashmë duke u testuar

Vitin e kaluar, bashkëthemeluesi i Blizzard Entertainment Frank Pearce konfirmoi se projekti i ardhshëm i tyre, një lojë MMOG (massively multiplayer online game), është e koduar me emrin “Titan”. Kjo është vërejtur në listën e zbuluar nga vetë Blizzard, ku loja “Titan” është e paraparë të debutoj në qerekun e katërt të vitit 2013.

Megjithatë, nuk do të thotë që loja është shumë larg debutimit sepse bashkëthemeluesi i Blizzard Paul Sams tha për Gamasutra që loja MMOG në fjalë tanimë është në mundësi edhe për tu luajtur.

“Ne jemi duke e luajtur tashmë atë. Është vërtetë një kënaqësi për t’u luajtur.” tha ai. “Ne mendojmë që arritja e këtij produkti është një prej gjërave më të mira që na ka ndodhur më herët. Jemi mjaft të emocionuar për atë. Besojmë që është një prej llojeve të lojërave që e kemi pritur për një kohë të gjatë, më shumë se World of Warcraft.”

Siç duket, vitet që lëmë pas ishin pak të paqarta me projektin “misterioz” të Blizzard, mirëpo në vitin 2007 kompania konfirmoi që loja është në zhvillim e sipër. Sidoqoftë, projekti i ardhshëm me prioritet i Blizzard është pjesa e tretë e Diablo, e cila sipas thashethemeve, thuhet se do të lansohet në treg në fund të këtij viti. Për të rejat në vijim, do të informoheni në gameworld.al

Tags >

game
Lajmet e fundit>