Lojërat

Loja me mumie Day Z shet 400 mijë kopje në javën e parë

Jan 6 2014
0 Shpërndarje
Loja me mumie Day Z shet 400 mijë kopje në javën e parë

Më tepër se 400 mijë njerëz kanë blerë një kopje të lojës Day Z të Bohemia Interacitve në javën që u lëshua më 16 dhjetor, ka lajmëruar publikuesi i lojës.

Loja shiti 88 mijë kopje në 12 orë dhe arriti të shes 172,500 kopje në ditën e parë të daljes në treg. Një version alfa i lojës është në dispozicion sot përgjatë Steam Early Access për 30 dollarë ose nga uebfaqja e zhvilluesit për 21.96 dollarë. Shitjet e këtij niveli nënkuptojnë që Day Z tashmë ka arritur të sigurojë miliona të hyra dhe siç duket nuk ka përfunduar ende.

“Ju lutem dijeni që oferta jonë Early Access është një përfaqësim i shtyllave tona kyçe dhe korniza e punës që e kemi krijuar rreth tyre,” tha Bohemia rreth gjendjes së tanishme të Day Z. “Është një punë në progres dhe kështu përmban mjaft vrima. Ne fuqishëm ju këshillojmë që të mos e blini dhe ta luani lojën në këtë fazë përderisa të mos e kuptoni qartë se çfarë nënkupton Early Acces dhe që jeni të interesuar të merrni pjesë në ciklin e zhvillimit që po vazhdon.”

Sipas të dhënave më të fundit që janë në dispozicion nga Steam, më tepër se 37 mijë njerëz janë duke e luajtur lojën për momentin. Më së tepërmi, 43 mijë njerëz e luajtën lojën njëkohësisht, duke i çuar serverët e Day Z “në kufijtë e tyre”, tha Bohemia. (GameWorld Albanian)

Tags >

Day Z
Lajmet e fundit>