Lajme lojërash

Loja Hyperdimension Neptunia Victory vjen në mars 2013

Jan 27 2013
0 Shpërndarje
Loja Hyperdimension Neptunia Victory vjen në mars 2013

NIS America ka njoftuar se Hyperdimension Neptunia Victory, loja e tretë e njohur nga seriali i PlayStation 3, e quajtur Hyperdimension Neptunia, në tregun amerikan do dal në shitje më datën 12 mars, ndërsa në tregun evropian tri ditë më vonë, pra më 15 mars 2013.

Roli kryesor përsëri do ti takojë Neptune, e cila do të tentojë t’i shpëtojë shokët e saj (të rinjtë dhe të vjetrit), pasi që transferohet në versionin Gamindustrie, (ku ky serial zhvillohet), që i përket viteve 80-të.

Hyperdimension Neptunia Victory do të duhej të sillte një sërë risish dhe përmirësimesh në krahasim me lojërat e kaluara nga ky serial.

Na pret një sistem lufte më i përpunuar dhe më dinamik, në të cilin lojtarët mund ti lëvizin karakteret e tyre, të rregullojnë combot e tyre, mbushjen e EXE Drive të gaugetëve dhe kryerjen e një numri të finisherëve përmes të cilëve armiqve do t’u shkaktohet një sasi e madhe e dëmtimit.

Natyrisht, na presin edhe më shumë dungeon-a për hulumtime dhe shumë humor, për të cilën është edhe i njohur ky serial.

Gjithashtu, është njoftuar se njëkohësisht me lançimin e kësaj loje do të dal edhe aplikacioni Neptunia për iPhone, që do të jetë në dispozicion në tërë botën dhe do t’iu mundësonte fansave edhe më shumë përmbajtje interesante. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>