Lojërat

Loja horror Slender: The Arrival së shpejti vjen në PlayStation 4 dhe Xbox One

Oct 28 2014
0 Shpërndarje
Loja horror Slender: The Arrival së shpejti vjen në PlayStation 4 dhe Xbox One

Së shpejti ju do të keni më tepër lojëra me të cilat mund ta “frikësoni” veten në PlayStation 4 dhe Xbox One, teksa Slender: The Arrival vjen në të dy platformat. Publikuesi Midnight City konfirmoi për Game Spot që loja është përgatitur për të ardhur për të dy sistemet e gjeneratave të tanishme, siç është sugjeruar edhe nga një listim i fundit. Sidoqoftë, një datë lëshimi nuk është vendosur ende, kështu që mbase do të ju duhet të gjeni diçka tjetër për të ju mbajtur të angazhuar këtë Halloween.

Është e mundshme që loja do të mund të vinte në Wii U, por kjo nuk është e sigurt – Midnight City tha që “ende është duke e vlerësuar titullin për një prurje të tij në Wii U dhe nuk mund ta konfirmojë atë në këtë kohë.” Pas një lëshimi të bërë vitin e kaluar për PC, The Arrival erdhi në Xbox 360 dhe PlayStation 3 muajin e kaluar. Për pak më tepër se një muaj, loja në të dy konsollat ka arritur të shes më tepër se 100 mijë kopje në mbarë botën. Arrival është një pjesë vijuese e Slender: The EightPages, që është një lojë që përmban personazhin imagjinar Slender Man. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>