Lojërat

Loja Halo 5: Guardians e pranishme në treg vitin që vjen

May 23 2014
0 Shpërndarje
Loja Halo 5: Guardians e pranishme në treg vitin që vjen

Microsoft ka zyrtarizuar hedhjen në treg të lojës së re të Halo, e cila do të jetë e përshtatur për tu luajtur në Xbox One. Loja është quajtur Halo 5: Guardians dhe pritet të jetë e pranishme në treg në fillimin e vitit që vjen. Nuk dihet shumë rreth historisë apo mënyrës se si do të luhet Halo 5 apo ndryshimet që do të ketë nga lojërat e mëparshme me të njëjtin titull kryesor.

Ajo që dihet me siguri është që ky version i ri i lojës Halo që do të hidhet në treg do të jetë një sukses i vërtetë pasi buxheti i harxhuar është shumë herë më e lartë se buxheti i krijuar për krijimin e serive të mëparshme dhe se janë rreth 343 kompani të ndryshme që po ndihmojnë Microsoft në përfundimin e kësaj loje. (GameWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>